FMAC Industrial Solutions

Makineri CNC për metal dhe dru, me shërbim lokal në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.

Prerje lazer, përpunim paneli dhe automatizim për fabrika dhe punëtori. Instalojmë, trajnojmë ekipin dhe jemi pranë kur makina ka nevojë për shërbim.

AL Shqipëri KS Kosovë ME Mal i Zi
3000 mm 1500 mm NEST 01 · S235 · t = 6 mm
BodorDistributor i autorizuar për AL · KS · ME
Demo ParkShikoni makinat në punë në Vlorë
3 zyraTiranë · Vlorë · Prishtinë
Shërbim në terrenInstalim, trajnim, pjesë këmbimi
Sektori 02 · Dru

Makineri CNC për përpunimin e drurit

Për prodhues mobiljesh, dyersh, kuzhinash dhe dollapësh. Nga një sharrë e vetme deri te një linjë e plotë prodhimi, ju ndihmojmë të zgjidhni makinën e duhur për volumin dhe hapësirën tuaj.

Sharra paneli kompjuterike Prerje e saktë e paketave të mëdha me panele.
Sharra formatuese Prerje fleksibël për punëtori dhe seri të vogla.
Makina kromuese Vendosje kromi me ngjitës, prerje dhe përfundim.
Kromim me lazer dhe me kënd Kënde pa fugë dhe me pjerrësi për mobilje cilësore.
Qendra shpimi CNC Shpim i shpejtë për montim dhe aksesorë.
Makina shpuese shumë-rreshtore Shumë vrima me një kalim për prodhim në seri.
CNC router dhe nesting Prerje, frezim dhe shpim me më pak humbje materiali.
Zgjidhje për dyer Makina për kasa, kanata dhe vende për aksesorë.
Linja dhe qeliza automatike Makina të lidhura me më pak lëvizje manuale.
Paketim dhe sortim Sortim i pjesëve sipas porosisë dhe paketim për dërgim.
Planifikim projekti Plani i punëtorisë dhe zgjedhja e makinave, para se të blini.
Stock Machine

Makina të gatshme tani

Makina të reja dhe të përdorura, në magazinat tona në Tiranë, Vlorë dhe Prishtinë. Kërkoni çmimin dhe një vizitë për ta parë makinën.

Asnjë makinë me këta filtra tani. Na shkruani: shpesh kemi makina që ende s'janë në listë.
0 makina gjithsej në stok Hap faqen e stokut →
Shërbimi

Jemi me ju edhe pas dorëzimit

Një makinë fiton vetëm kur punon. Teknikët tanë janë në Shqipëri dhe Kosovë, jo në një kontinent tjetër.

Instalim dhe trajnim

E vendosim makinën në vend dhe trajnojmë operatorët derisa të punojnë vetë.

Shërbim online

Diagnostikim në distancë dhe ndihmë me programet dhe parametrat, pa pritur vizitën.

Shërbim në terren

Teknikët vijnë në fabrikën tuaj për mirëmbajtje dhe riparime.

Pjesë këmbimi

Konsumabël dhe pjesë këmbimi, që makina të mos ndalet gjatë.

Rreth nesh

FMAC shpk

FMAC furnizon dhe mirëmban makineri CNC industriale për metal dhe dru në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.

Në Demo Park në Vlorë mund t'i shihni makinat në punë para se të vendosni. Zyrat në Tiranë dhe Prishtinë merren me ofertat, shërbimin dhe pjesët e këmbimit.

Referenca dhe projekte
Logo klienti
Logo klienti
Logo klienti
Foto instalimi
Foto Demo Park
Foto instalimi
Së shpejti: referencat dhe fotot nga instalimet.
Lokacionet

Tre lokacione, një ekip

E hënë – e premte, 08:30–17:30. Mali i Zi shërbehet nga zyrat tona në Tiranë dhe Prishtinë.

Klikoni një pikë në hartë për adresën dhe udhëzimet.

Oferta

Kërko ofertë

Na tregoni çfarë prisni ose prodhoni. Ju kthejmë përgjigje me propozim makine dhe çmim.

  • Për metal: materiali dhe trashësia na ndihmojnë të zgjedhim fuqinë e lazerit.
  • Për dru: çfarë prodhoni dhe sa copë në ditë.
  • Për stokun: makina plotësohet automatikisht.
Preferoni të flisni? +355 69 800 5555
Sektori